Sulmi ndaj hotelit në Tushemisht, burg 4 të ndaluarve
Gjykata e Korçës ka lënë në 'Arrest me burg' Anterio Kaloshin, i cili u ndalua nën cilësinë e personi që ka qëlluar me 100 plumba ndaj hotelit në Pogradec. Togat e zeza gjithashtu dhanë burg për 40 ditë për 3 personat e tjerë të implikuar në këtë ngjarje, pasi avokatët kërkuan të vërtetohen ADN-ja e tyre.
Gjykata e Korçës ka lënë masën e sigurisë 'arrest nëburg' për Anterio Kaloshin, i arrestuar si ekzekutori i ngjarjes së rëndë nëPogradec ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të një hoteli. AnterioKaloshi u ndalua nën cilësinë ekzekutorit, pasi sipas policisë është personi qëka qëlluar me rreth 100 plumba drejt hotelit në Pogradec, ku në shënjestërishte djali i pronarit. Anterio Kaloshi, 29 vjeç, njihet edhe si mik i OrgesBilbilit dhe ishte në kërkim si personi që ka fshehur dhe strehuar Bilbilin, nënjë shtëpi me qira në zonën e Xhamllikut në Tiranë, por dhe për vrasjen e dy tërinjve në Lushnjë në vitin 2018.
Gjykata e gjithashtu vendosi masën 'Arrest me burg' 40ditë për të implikuarit e tjerë në ngjarjen e Tushemishtit, Ilir Mecollin,Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia.
Prokuroria i kërkoi gjykatës 'Burg pa afat', ndërsaavokatet mbrojtës kanë kërkuar masën e sigurisë me afat 40 ditë, periudhë gjatësë cilës do të vërtetohen ADN-të e të dyshuarve si pjesëmarrës të sulmeve tënjëpasnjëshme të datave 01.08.2020 dhe 08.08.2020. Të akuzuarit nuk e kanëmohuar faktin që janë gjendur gishtat e tyre në automjet, por kanë mohuarfaktin që kanë qenë të përfshirë në atentatet ndaj hotelit në Pogradec.
Për sulmin e ndodhur në Hotel Voloreka janë arrestuar7 persona, ndërsa organizatorë të këtij sulmi kanë qenë Ilir dhe Meard Berberi,dy persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetësdhe pronës.