Prodi: Strategji kombëtare për Shqipërinë, po rritet ndikimi turk

Ish-kryeministri i Italisë dhe ish-Presidenti i Komisionit Evropian Romano Prodi i ka kushtuar një editorial marrëdhënieve të Italisë me Shqipërinë dhe impaktit të saj në Mesdhe. Prodi kërkon një vëmendje më të madhe të Italisë dhe madje një strategji kombëtare.

Ish-kryeministri iItalisë dhe ish-Presidenti i Komisioni Evropian Romano Prodi i ka kushtuar njëeditorial marrëdhënieve të Italisë me Shqipërinë dhe impaktit të saj në Mesdhe.Prodi kërkon një vëmendje më të madhe të Italisë dhe madje një strategjikombëtare, duke e vënë theksin edhe tek mbështjetja që I duhet ofruarShqipërisë në rrugën europiane, qoftë kjo duke kundërshtuar pozicionin eFrancës.

“Do të ishte e përshtatshme që Italia të kundërshtonte qendrimin francez me vendosmëri më të madhe dhe besoj se është në interesin tonë që t'i kushtojmë më shumë vëmendje vendit tonë fqinj, në mënyrë që të vazhdojmë marrëdhëniet e së kaluarës dhe të forcojmë efektivitetin e tyre me një strategji në mbarë vendin.”

Ish-kryeministriitalian ngre si çështje më tej faktin që ndikimi italian ia ka lënë vendinndikimit turk. Ai thotë se prania e rritur e Turqisë në Shqipëri vjen dhe ngamiqësia midis presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Rama.

“Jo vetëm që Turqia po forcon praninë e saj në Shqipëri, por Rusia e Gjermania gjithashtu po rritin ndikimin e tyre dhe Kina po shikon gjithçka me vëmendje në rritje”.

Prodi thekson se njëJug i ri nuk mund të ndërtohet nëse nuk aktivizohet një politikë mesdhetare.“Jugu ynë nuk do të jetë në gjendje të rinovohet kurrë nëse vazhdon të ketërreth tij një shkretëtirë plot telashe”, shpreht ish-kryeministri, I cili  njihet si dashamirës I Shqipërisë.