Kakavijë, qytetarët bllokojnë rrugën me kazanë: Duam të drejtat tona

Raportimi i orës 17:14 - Shqiptarët kanë mbetur të bllokur prej më shumë se 3 ditësh në pikën kufitare të Kakavijës, kjo dhe për shkak të masave anti covid të vendosura nga shteti grek.

Situata u rëndua së tepërmi ditën e sotme (15 gusht),ku rradha e automjeteve shkoi deri në 25 kilometra.

Aktualisht, pala greke e ka pezulluar punën, teksamijëra emigrantë shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi, vijojnë të presin në temperatura të larta.

Ata nuk janë dakord me këtë situatë e cila nuk është aspak normale, ndaj dhe kanë bllokuar rrugën teksa kanë dalë nga automjetet e tyre dhe thërrasin: ''Duam të drejtat tona''.

Ata madje kanë marrë kazanet e plehrave dhe i kanë vendosur në mes të rrugës.

Lexoni të gjitha lajmet për sfilitjet e shqiptarëve në Kakavijë