Lezhë: Të shtëna me armë zjarri drejt automjetit, ndalohet në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2020, 20:16
Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e sotme (15 gusht), në qytetin e Lezhës, në afërsi të lagjes 'Xhenjo'.
Mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti nga një person që udhetonte me motorr.
Nga vendi i ngjarjes janë larguar të dyja palët epërfshira.
Mjeti është ndalur ne Kryebushat të Shkodrës dhedyshohet të jetë i përfshirë në këtë ngjarje, pasi ka shenja plumbash.
Vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.