E rëndë në Shkodër: 24-vjeçari u hodh nga varka në liqen por nuk doli më i gjallë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2020, 18:41
Një 24 vjeçar është mbytur në liqenin e Shkodrës, nëfshatin Grizhë, vendin e quajtur “Balshaj”,
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme (15 gusht),teksa 24 vjeçari Bekim Demaj, se bashku me tre persona të tjera, po laheshin nëkëtë liqen.
Ai u hodh nga varka në liqen, por nuk mundi të dalënga uji.
''Më datë 15.08.2020 ora 17:10, në Liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë, vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe, kanë qenë duke u larë katër persona, ku njëri nga djemtë i shtetasi B. D. 24 vjeç, banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe, pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë nga uji'', informon policia.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupihetimor po punojnë për gjetjen e trupit në liqen.