Shifra të larta nga Covid: 6 viktima dhe 143 raste të reja, 119 pacientë të shtruar

Vijon situata e rëndë epidemiologjike në vend. Në 24 orët e fundit u regjistruan 6 viktima nga Covid-19 dhe 143 raste të reja. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë, 14 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 45 raste në Tiranë, 31 në Durrës, 17 në Korçë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, nga 4 raste në Elbasan, Lezhë, Lushnje, Tropojë, nga 3 raste në Berat, Gjirokastër, 2 në Kavajë, nga 1 rast në Kukës, Mat, Malësi e Madhe, Prrenjas, Memaliaj, Klos, Gramsh, Shijak.

Viktima - Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 58 vjeçar nga Tepelena, një 71 vjeçar nga Durrësi dhe 4 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar, një 54 vjeçare, një 67 vjeçar dhe një 70 vjeçar. 

Raste të reja - Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 650 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 143 persona janë konfirmuar positive me Covid19.

Të shëruar - Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3746, që nga fillimi i epidemisë.

Të shtruar - Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë, 14 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.

Mjekët efamiljes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19,që janë të izoluar në banesë. Në rast se jeni i prekur dhe keni shenja të lehtatë sëmundjes, kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuajtë familjes.

Në rastse simptomat përkeqësohen, kontaktoni Urgjencën Kombëtare 127, e vetmjastrukturë që bën referimin dhe transportin drejt spitaleve COVID.

Ministriae Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhebizneseve të jenë të kujdesshëm dhe të jenë rigoroz në zbatimin e protokollevetë sigurisë. Kjo është e vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e infeksionit.Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me Covid19.

Ështëshumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar pozitivë por edhe ata qëjanë të dyshuar apo janë në që janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet tëqëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

COVID-19 – Statistika (15 Gusht 2020)

Testimetotale            49801

Rastepozitive              7260

Raste tëshëruara         3746

RasteAktive                3289

Humbjejete             225 (Qarku Tiranë 111,Shkodër 34, Durrës 31, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5,Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         1771

Durrës         433

Shkodër         285

Fier             140

Lezhë         125

Vlorë         118

Korçë         118

Kukës         94

Elbasan         89

Berat          50

Gjirokastër     34

Dibër        32

https://youtu.be/MiXJugI1afA