Shikoni Videon/ Kakavijë: Pala greke uli traun, shqiptarët protestojnë me bori makinash

Raportimi i orës 16:19 - Të bllokuar në radhën kilometrike në Kakavijë prej më shumë se 48 orësh, shoferët po protestojnë duke i rënë borive.

Pala greke prej dy orësh ka mbyllur kufirin dhe nuk lejon asnjë të kalojë.

Ndërkohë shqiptarët me familjet e tyre, fëmijë e te moshuar vijojnë te qëndrojnë në pritje nëpër makina.

Lexoni të gjitha lajmet për sfilitjet e shqiptarëve në Kakavijë