Dëshmitë: Autoambulanca që përplasi 10-vjeçarin me mbi 140 km/h, nuk kishte pacient brenda

Raportimi i orës 16:16 - Ora News mëson detaje të reja në lidhje me vdekjen tragjike të 10-vjeçarit i cili u përplas nga një autoambulancë në aksin nacional Kakavije-Gjirokastër.

Ngadëshmia e disa prej personave që panë ngjarjen, mësoshet se autoambulanca ishteme shpejtësi mbi 140 km/h dhe se brenda nuk kishte ndonjë pacient të sëmurë.

''Do kemi dhe të tilla gjëra të tjera sepse njerëzit janë pa gjumë. Nga këtu deri në Athinë çfarë do bëhet me shoferët që po i lenë rrugëve? Si mund të ecë një shofer pa ndiodhur gjë siç ndodhi këtu. E pamë që po vinte me shpejtësui mbi 140 km/h, dhe nuk kishte njeri brenda. Ajo që ndodhi me fëmijën 10 vjeç është skandal. Kalojnë çdo ditë me shpejtësi, duhet më ngadalë.''

Drama e familjes nga Lezha

Pritja qe solli tragjedine

Familja nga Lezha kishte 24 orë në pritje për të kaluar kufirin. Katër antarët e familjes kishin qëndruar gjithë natën në këtë aks me shpresën se do te kalonin por fatkeqësisht udhëtimi i tyre  përfundoi tragjikisht

Mamaja humbi ndjenjat
Nëna e cila kishte përdore djalin në një hije peme nuk e ka vënë re që fëmija iu shkëput nga duart. Në atë moment është dëgjuar nga të gjithë përplasja e fortë dhe britma e nënës .

Mossss! Më pas gruaja ka humbur ndjenjat ndërsa fëmija 10 vjec ishte mbuluar nga gjaku.

Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ndërsa shtetasja e sëmurë është transportuar me makinë policie drejt spitalit rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lexoni të gjitha lajmet për sfilitjet e shqiptarëve në Kakavijë