Pogradec, bienalja e karikaturës, artistë nga 50 vende të botës “garë”
Artistënga 50 vende të botës janë pjesë e fazës së parë të biennales ndërkombëtare të Karikaturësqë do të mbahet në muajin shtator në Pogradec. Bujar Kapexhiu, pret që kyaktivitet ndërkombëtar ti japë nxitje kësaj gjinie arti edhe në Shqipëri.
300punime nga artistë nga 50 vende të botës u bënë pjesë e garës për bienalen e parë të karrikaturës që do të mbahetnë Pogradec!
Juriaka përzgjedhur 120 më të mirat që do të prezantohen në muajin shtatorfillimisht në qytetin buzë liqenit dhe më pas në të gjithë Shqipërinë.
“Për mua është një kënaqësi që të organizojmëkëtë aktivitet që do të sjellë prurjet më të fundit të karikaturës në botë. Pogradeciështë përfaqësuesi i Shqipërisë i karikaturës në botë.”
Artisti,Bujar Kapexhiu si pjesë e jurisë pret që festivali të rizgjojë gjininë e karikaturësedhe në Shqipëri.
“Kjo është hera e parë që krijohet njëfestival ndërkombëtar i karikaturës në Shqipëri dhe fillon në Pogradec. Ne jemipërballë një përgjegjësi për të zgjedhur fituesit. Hapja e bienales dhe ekspozitësdo të bëhet në shtator dhe do të jepen edhe çmimet ndërkombëtare.”
Tematikae karikaturave të prezantuara është eshumëllojtë duke nisur nga probleme të mprehta të gadishullit ballkanik, por edhe problemeve te ndryshme tepara në planin global.
Bienalja e karikaturës dhe ditët e humorit “Niko Nikolla” do të kurorëzohen më 18-20 shtator.