Tërmeti “frymëzon” Sazan Gurin, sjell librin “Drithërimat e Tokës”
Ambientalisti Sazan Guri duke ju referuar lëkundjeve sizmike që tronditën vendin tonë vitin e shkuar është frymëzuar për të sjellë për publikun krijimin e tij më të fundit të quajtur “Drithërimat e Tokës dhe të Njeriut”.
Sipas ambientalistit kjo vepër informon lexuesin për tërmetet si dhe i këshillon të mos kenë frikë nga lëkundjet.
“Menduam se jeta është e bukur dhe jeta vazhdon. Libri është në pothuajse në 1 vjetorin e tërmetit dhe arritëm ta botonim.”
Në ditën e promovimit të librit ambientalisti vuri theksin edhe tek situata e pandemisë, duke thënë se njerëzit janë të frikësuar dhe kjo vihet re edhe nga numri i ulet i pjesëmarrësve në ceremoninë e promovimit.
“Ne menduam që ta promovojmë për mbarësi. Janë ftuar 200-300 persona. Ndoshta ka një farë trembjeje se në rastet e tjera ka pasur mbi 150 veta.”
Sazan Guri është autor dhe bashkautor i disa veprave të zhanreve të ndryshme dhe aktivist i shoqërisë civile.