"Jul Çezari” te varri i Skënderbeut
"JulÇezari", një ndër veprat me mesazh të fortë politik të Shakespeare u shfaqnë ambient të hapur pranë vendvarrimit të Skënderbeut në Lezhë, si pjesë e njëturi kombëtar shfaqjesh për të gjallëruar jetën kulturore në kohët e pandemisë.
“Jul Çezari”, tragjedia e Willian Shakespeare shkoi tek publiku lezhian në ambient tëhapur.
Muret e Lisusit antik pranë vendvarrimit tëSkëderbeut u kthyen në skenë me veprën e fortë politike nën regjinë e IvaBuljan.
Aktorë të njohur të skenës shqiptare, u sollen teatrin qytetareve në këto kohë tëvështira që po kalojnë si shkak i pandemisë COVID-19.
Kiço Londo thotë se kjo është mënyre më e mire përta çliruar publikun nga stresi dhe ankthi i krijuar nga pandemia.
Përgjegjësi i Trashegimisë Kulturore në Bashkinë,Lezhë Paulin Zefi, thotë se me shfaqje të tilla promovohen dhe asetet historikeqë ka Lezha.
Kjo shfaqje klasike do të prezantohet dhe në katervende të tjera historike gjatë këtij sezoni veror.