Humori në zi: Shuhen aktorët Fuat Boçi dhe Anton Krosaj
E marta ishte ditë zie për artin! Në Fier iu dha lamtumira e fundit Ikonës së estradës, Fuat Boçi, ndërsa në të njejtën ditë në Shkodër mbylli sytë aktori i teatrit Migjeni Anton Krosaj.
Ky ishte vetëm një nga 600 rolet në skeçe e komedi qëe bënë Fuat Boçin, ikonë të humorit në Shqipëri.
Aktori mbylli sytë në moshën 89-vjeçare!
Por kushtet e krijuara nga pandemia e koronavirusit,detyruan një lamtumirë të heshtur.
Pranë familjes ishin vetem miq e bashkëpunëtorë tëafërt.
''Nuk gjej dot fjalë për të ngushëlluar vajzat e tij,të cilat janë rritur me të në skenë.''
Fuat Boçi ishte një nga themeluesit e estradës sëFierit në vitin 1957 me të cilën shënoi edhe sukseset më të mëdha.
''Ai mëkoi dhe ushqeu me vlera artistike, e me humorin e tij të hollë dhe të jashtëzakonshëm, të gjithë qytetin e Fierit.''
Aty u shndërrua nga amator në një shkollë arti, sic ecilsojnë kolegët aktorë dhe regjizorët e Teatrit “Bylis”
Fuat Boçi ishte shkollë. Ka lënë aq shumë vepra dhe punë, sa në përgjithësi publiku nuk do ta ndjejëshumë.
Krerët e shtetit e politikës përcollën mesazhengushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit të dashur, që mbante titujt artisti merituar dhe qytetar nderi i Fierit
Në zi është edhe teatri 'Migjeni' i Shkodrës!
Aktori Anton Krosaj ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare,pasi vuante nga një sëmundje e rëndë!
Ai e kishte nisur karrierën si aktor amator, ndërsaprej vitit 2003, ishte pjesë e Estradës profesioniste të Shkodrës e më pas teatrit'Migjeni'.