“Qofsh mallkuar, kovid-kolerë”, mjekja bën shkrimin drithërues për 29-vjeçarit që u vetëvra tek Shefqet Ndroqi

Mëngjesin e së enjtes një29-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i spitalit ShefqetNdroqi. I riu Xhino Koca ishte i shtruar prej 4 ditësh në spital dhe sipasstafit të “Shefqet Ndroqi”, ai po kurohej nga koronavirusi dhe gjendja e tijishte stabilizuar. Shkak i vetëflijimit të tij mund të jetë bërë gjendjapsikologjike e rënduar e 29-vjeçarit.

Nëna e 29-vjeçarit është një stiliste mjaft e njohur në Durrës Lira Koca. Këtë e ka zbuluar mjekja Lida Shosha, e cila është një mikeshe shumë e afërt me të. Përmes një postimi ajo shprehet e tronditur për vdekjen e Xhinos në lule të rinisë.

Shënimi i plotë: 

“Nuk kam fjale ngushellimi, per ty, edashura, e embla, e hareshmja, e gezuara, njeriu me i bukur qe njoh ne ketdynja, Lira Koca Buda, per kete tragjedi te kobshme. Ketu, Fjala humbetkuptimin e saj, vendin e ze loti i shpirtit. Largimi i Xhinos ne lule te jetes,i engjellit tend te bukur, na ka trondit pa mase. Te Zotit jemi, tek ai doshkojme.

Por Zoti im, kaq shume e deshe keteengjell , qe e shkepute nga duart e nenes qe e riti me shume dashuri birin esaj? Kush do e puthe ne mengjes, kush do i uroje naten e mire, off medet kjojete e padrejte, qofsh mallkuar, kovid-kolere.

O Zot, jepu force ta perballojne ket dhimbje, tragjike te madhe. I bukuri i dheut o Lira ,Xhino engjelli ne zemren tende perjete”.