Pa ujë e pa bukë mijëra shqiptarë presin të kalojnë Kakavijën, shteti hesht

Gazetarja e Ora News, Entiola Budo raporton për situatë të rënduar së tepërmi dhe sa vjen e po agravohet ajo që po ndodh në Kakavijë.

“Radha e makinave ka shkuar në Jorgucat pikërishttek vija ndarëse ku shkon për në Sarandë. Pala greke ditën e djeshme ka punuarnga ora 10:00 – 22:00, nuk dihet çfarë bëhet.

Temperaturat e larta vështirësojnë situatën.

Janë pa bukë e pa ujë e tepër të stresuarpasi nuk e kishin planifikuar të qëndrojnë me orë të tëra në kufi.

“Me mijëra telefonata e me mijëra video më vijnë në telefon për të më kërkuar ndihmë, për të ngritur zërin pasi shpresat tek shteti I kanë humbur” raporton ajo.
Dy të moshuar janë dërguar me urgjencë në spital. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga qeveria shqiptare per kete situate.

Shikoni videon

https://youtu.be/P5wUIViFjmw