Kulla 200 vjeçare në Vlorë tashmë i përket bagëtive

Kullae Dervish Aliut në Dukat të Vlorës e shpallur monument kulture në vitin 1987tashmë i takon bagëtive.

Muretë rrëzuara, një derë e rënë përtokë që të uron mirëseardhjen apo edhe tavaniqë mund të bjeri nga momenti në moment të lënë një shije të hidhur.

Jovetëm monumenti i kulturës, por edhe rruga që të çon në këtë monument kulture ështëtërësisht e paakesueshme me automjete.

Përrreth një km duhet të kalosh në një shteg bagëtish, i cili ia vështirëson punënjo vetëm turistëve, por edhe pushuesve të huaj.

Njohësite mirë të historisë së trevave shqiptare tregojnë për rëndësinë historike që kaky monument 200 vjeçar.

Përhistorianët harresa është ajo që dëmton edhe më shumë.

"Të lihet kaq shumë në harresë unë do ta quaja një mungesë të madhe të kulturës, të gjithë Labërisë, të Vlorës dhe Dukatit"

Ironiaështë se në rrjetet sociale kjo kullë dhe të tjera të lëna në kushte mjerimi,paraqiten si një atraksion turistik.

"Mua më kanë thënë shumë studiues të huaj, austriakë dhe gjermanë që kanë vajtur dhe e kanë parë dhe janë shprehur tepër të zhgënjyer se si ka mundwsi që po humbet një objekt i tillë i kulturës kombëtare shqiptare"

DrejtoriaRajonale e Kulturës Kombëtare në Vlorë në fillim të vitit 2020 deklaronte seprojekti pë restaurimin e tij ishte gati.

Të pyetur në lidhje me këtë çështje drejtues të saj shprehen se nuk kanë një fond të posacëm, por efekt ka dhënë dhe pandemia për shkak të së cilës janë bllokuar projektet.

Në foto: Bagëti në kullën e Dervish Aliut, Vlorë