Komisionieri shpreh shqetësimin: Qeveria të ndërhyjë për të zgjidhur kaosin në Kakavijë
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi po ndjek me shqetësim situatën në pikën kufitare të Kakavijës, që për shkak të marrjes së masave anti COVID19, ka shkaktuar vonesa e vështirësi në kalimin e qytetarëve shqiptarë në Republikën e Greqisë.
Komisioneri Robert Gajda i bën thirrje autoriteteve të ndërhyjnë sa më parë për gjetjen e një zgjidhje të menjëhershme të kësaj situate.
“Duhet të gjendet një zgjidhje e menjëhershme” u shpreh Gajda në një lidhje telefonike për Ora News.
Prioritet familjet me femije e te moshuar
Komisioneri kërkon që të jenë prioritet familjet që kanë të moshuar, apo persona me problem të shëndetit apo aftësi të kufizuara. Për këto familje duhet të ketë masa të menjëhershme për të kaluar kufirin.
Radhët e gjata, temperaturat e larta dhe mungesën e shërbimeve të higjenës e ndjejnë më shumë të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuar, si dhe njerëzit me probleme me shëndetin.
Në këtë kontekst, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nxit Ministrinë e punëve të Brendshme dhe të Jashtme të marrin masa pozitive të përkohshme për familjet që kanë në brendësi këto kategori, për kalimin e menjëhershëm të kufirit.
Po kështu, kerkon qe ministritë të ndërmjetesojnë me autoritetet greke për rritjen e numrit të personave që kalojnë kufirin, për t'iu përgjigjur situatës së pazakontë në pikën kufitare të Kakavijës.