Konflikti Turqi-Greqi, Franca dërgon avionë dhe anije luftarake në Mesdheun Lindor
Greqia dhe Turqia tregohen të gatshme përdialog për t'i dhënë zgjidhje konfliktit për hapësira territoriale në MesdheunLindor. Frika e një skenari për përshkallëzim të tensioneve ka afruar në rajonedhe prezencën ushtarake franceze dhe ndërkombëtare.
Franca ka dërguar avionë dhe anije luftarake nëMesdheun Lindor për të ndërhyrë në rast të acarimit të konfliktit që pozhvillohet mes Turqisë dhe Greqisë.
Presidenti francez, Emanuel Makron, pas njëbisede telefonike me kryeministrin grek, Qirjakos Micotaqis, akuzoi Ankaranë sepo provokon tensione me operacionet e veta të kërkimit të gazit dhe naftës nëujërat territorialë grekë.
Makron i bëri thirrje Turqisë të ndalëveprimet e njëanshme dhe të ulet për dialog, gatishmëri për të cilin shprehuedhe kryeministri Micotaqis.
"Nenuk i druhemi as dialogut më të zjarrtë, sepse kemi besim te pozicioni ynë idrejtë. Por ai nuk ka kuptim në klimë tensioni dhe provokimesh. Me reagimin esaj, Turqia tregon për fat të keq se nuk pajtohet dot me parimet europiane tëshekullit të 21-të, dhe ka ngecur në logjikën e shkuar të shtrëngimit dhekanosjes. Vendi ynë nuk kërcënon, por as nuk i pranon shantazhet."
Kundërshtitë mes Turqisë dhe Greqisë lidhen meujërat territorialë dhe janë shtuar më tepër nga dita e hënë kur Ankaraja dërgoinjë anije për të studiuar terrenin nënujor për hidrokarbure.
Një marrëveshje e fundit mes Athinës dheEgjiptit, për një zonë ekskluzive ekonomike në Mesdhe, e denoncuar sakaq ngaTurqia, vetëm sa e thelloi konfliktin për territore.
Ekspedita për zbulimin e hidrokarbureve nëMesdheun Lindor po kryhet nën shoqërinë e disa luftanijeve turke në perëndim tëQipros, ndërkohë më në perëndim, flota franceze dhe ajo greke lëshuan sërishsinjale të enjten duke kryer manovra të përbashkëta ushtarake afër Kretës.
Turqia thotë se ka vijën bregdetare më të gjatënë Mesdheun Lindor por përfiton padrejtësisht vetëm një rrip të ngushtë tëterritorit ujor, çka kufizon operacionet e saj për hidrokarbure.
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan, gjatë ditëspërsëriti se Athina dhe administrata greke në Qipro janë shkaktare tëtensioneve në rajon dhe nuk po respektojnë të drejtat e Turqisë.
"Nenuk po duam të rendim pas aventurave të kota dhe as nuk kërkojmë tensione. Të kërkoshshelfin kontinental nga ishulli i Meisit, që është 2 km nga bregdeti ynë dhe580 kilometra nga toka greke, bie ndesh me arsyen dhe intelektin. Një ishull mesipërfaqe 10 km katrorë që ka 40 mijë km katrorë shtrat kontinental, edhe nëligjin ndërkombëtar, është qesharak dhe i pabazuar."
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europianpritet ta diskutojnë të premten situatën në rajonin e Mesdheut për të evituarrrezikun e një konfrontimi ushtarak mes dy vendeve.