Turqi, 25 gra përfundojnë në polici. Po protestonin për të drejtat e tyre

25 gra turke përfunduan në polici teksaprotestonin një ditë më parë kundër tërheqjes së vendit nga konventa përmbrojtjen nga dhuna në familje.

Shpërfillja e urdhrave të policisë, si dhebllokimi i trafikut gjatë protestës shkaktuan tensione mes palëve.

Protestat e grave nisën një javë më parë dhe uprovokuan nga vrasja e një studenteje 27-vjeçare, e gjetur e mbytur, e djegurdhe e hedhur brenda një fuçie nga ish-i dashuri i saj në provincënjugperëndimore të Muglës.

E reja është një prej qindra viktimave të dhunësnga burrat që regjistrohen çdo vit në Turqi.

"Jetae grave në këtë vend është në rrezik dhe revokimi i konventës së Stambollit dotë thotë të pranosh masakrimin e të gjitha grave. Qeveria duhet ta heqë këtë çështjenga axhenda."

"Ështëgjë e mirë që kemi një fushatë ndërkombëtare në Instagram. Javën e kaluar patëmprotesta edhe në Beshiktash dhe në Kadikoj. Mendoj se njerëzit janë të zemëruardhe të revoltuar kolektivisht."

Pakti me Këshillin e Europës u nënshkrua ngaTurqia në vitin 2011 dhe parashikon parandalimin, përndjekjen dhe eliminimin edhunës në familje nëpërmjet promovimit të barazisë.

Ana konservatore e shoqërisë mendon se pakti iStambollit inkurajon faktikisht dhunën duke cenuar strukturat e familjes, ndërsapala kundërshtare kërkon zbatimin më të rreptë të tij.

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se 38 përqind e grave turke janë dhunuar të paktën një herë nga partneri i vet, krahasuar me 25 përqind të grave në Europë.