Pulat e ngrira nga Brazili me koronavirus, thonë autoritetet kineze
Autoritetet në qytetin jugor kinez të Shenzhen, thonë se disakrahë pule të ngrira të importuara nga Brazili kanë dalë pozitiv mekoronavirus.
Krahët e pulës u testuan nga autoritetet lokale shëndetësoresi pjesë e kontrollit rutinë që i bëhet ushqimeve të importuara.
Qeveria lokale e Shenzhen tha se personat që kishin kontaktme mallin e infektuar kanë rezultuar negativ.
Një ditë më parë, media shtetërore kineze raportoi sekoronavirusi ishte gjetur në qytetin lindor të Wuhu në paketimin e karkalecavetë ngrirë të importuara nga Ekuadori raporton BBC.
Të dyja rastet kanë ngritur alarm dhe frikë se dërgesat ekontaminuara ushqimore të importuara nga jashtë mund të shkaktojnë shpërthime të reja të Covid-19.
Autoritetet shëndetësore në Shenzhen thanë se qytetarëtduhet te kenë kujdes dhe të marrin masa për të zvogëluar rrezikun e infeksionitnga ushqimet e importuara.
Duhet të theksojmë se rastet e para me koronavirus që u gjetënnë fund të vitit të kaluar, ishin pikërisht në një treg ushqimesh deti në qytetin e Wuhan.