"Besimi i tij mashtrues po i kushton jetën amerikanëve" Harris akuzon Donald Trump se nuk e ka marrë seriozisht pandeminë

Kamela Harris demokratja e cila do të kandidojë për zv.presidentetë SHBA, ka fajësuar Presidentin aktual Donald Trump për  rritjen e numrin të infektuarëve dhe vdekjevenga Covid-19 në SHBA.

Ajo e akuzon atë për dështim, pasi nuk e ka marrë seriozishtpandeminë.

Harris e mposhti Trumpin në ngjarjen e saj të parë në  fushatën elektorale me Joe Biden.

"Ky virus ka prekur pothuajse çdo vend, por ka njëarsye që e ka goditur Amrikën më keq se çdo komb tjetër. Është për shkak të dështimittë Trump pasi ai nuk e ka marre seriozisht këtë çështje që prej fillimit"-tha Harris gjatë një deklarate në Wilmington, Delaware.  

Ajo tha se  besimi itij mashtrues që di më mirë se ekspertët i ka kushtuar jetën amerikanëve.

Ende nuk ka ardhur asnjë reagim nga Shtëpia e Bardhë për këto deklaratë të bëra nga Harris.