India me numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi, edhe 3 ministra të infektuar

India është bërë një ndër katër vendet me numrin më të lartëtë vdekjeve nga koronavirusi.  Vetëm ditëne enjte u regjistruan 942 humbje jetësh, duke shkuar numri në total 47.033vdekje.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins,rritja e numrit të vdekjeve në Indi zbriti një vend më poshtë Mbretërinë eBashkuar, e cila deri më tani ka regjistruar 46.791 jetë të humburash nga Covid-19.Numri i Mbretërisë së Bashkuar ditën e mërkurë u rishikua edhe një herë ngaekspertët duke e çuar në 41.329 për shkak të një metode të re të numërimit.

India regjistroi pikën e saj më të madhe ditore me 66.999 tëinfektuar, duke  çuar totalin në gati 2.4milion.

Së fundmi edhe ministri i kabinetit Indian, Shripad Naik karezultuar pozitiv me koronavirus duke e çuar në tre numrin e ministrave tëinfektuar.

Më parë u njoftua se edhe Ministri i Brendshëm Amit Shah dheMinistri i Naftës Dharmendra Pradhan, janë në mesin e personave të infektuarnga Covid-19.

Ekspertët thonë se virusi është përhapur me shpejtësi brendakomuniteteve në të gjithë Indinë.Për shkak se India është një vend me njëpopullsi mjaft të dendur dhe për këtë shkak gjurmimi i zinxhirit tëtrasnemtimit është i vështirë.

Në muajin mars si të gjitha vendet e tjera të botës edheIndia vendosi kufizimet. Qeveria ndaloi fluturimet ndërkombëtare dhe e izoloivendin për gati dy muaj.

Mirëpo, kufizimet sollën mbrapa një kosto shkatërrueseekonomike dhe njerëzore.