Heqja e karantinës rriti dhunën, dyfishohen urdhrat e mbrojtjes
Situata e krijuar nga koronavirusi, krahasrrezikut për jetën e qytetarëve ndikoi dhe në marrëdhëniet në familje. periudha2 mujore kur vendi ishte pothuajse në izolim total, solli një ndikim pozitiv nëlidhjet familjare duke ulur ndjeshëm dhe rastet e denoncimeve për dhunë.
Përgjatë muajve mars deri në prill, nga ana egjykatës u lëshuan 106 urdhra mbrojtjeje, nga të cilët 95 duheshin tëekzekutohen menjëherë për shkak të rrezikut që u kanosej denoncuesve.
Ndërsa menjëherë pas nisjes së lëvizjes dherihapjes së bizneseve shënohet një rritje e rasteve. Në periudhën maj-korrik denoncimetthuajse janë dyfishuar ndërsa janë dhënë 253 urdhra mbrojtjeje, ndër ta 131 tëmenjëhershëm.
Këto raste kanë të bëjnë me denoncime nga mëtë ndryshmet, për dhunë mes çifteve, mes fëmijëve ndaj prindërve apo dheanasjelltas.
Shqetësuese mbetet dhuna në familje, ku sipasburimeve të policisë për këtë periudhë 5 mujore, janë regjistruar mbi 500 rastenë gjithë vendin, duke vënë në pranga disa persona.