Abilekaj: Ora News u sulmua sapo filloi pushimi mediatik, SPAK po zbaton një vendim politik
I ftuar në RTV Ora, analisti Enton Abilekaj tha se Shqipëria ka bërë hapa pas në raport me lirinë e medias.
Abilekaj tha se në 3 gusht u shfrytëzuapushimi mediatik që të kishte një sulm ndaj televizionit ORA.
Për Abilekajn, fakti që usoll policia në sekuestro sikur po sekuestrohej drogë, tregon se qëllimi nukishte pronari, por media.
Abilekaj: Shqipëria ka bërë hapapas në lirinë e medias. Në 3 gusht sapo filloi pushimi mediatik, kemi një sulmndaj një media, ORA News. Koha e zgjedhur nuk është rastësore, sepse nuk ka ndodhurkundër pronarit, por vetë medias. U gjet koha e pushimit mediatik. Fakti që usoll policia në sekuestro sikur po sekuestrohej drogë, kjo tregon se qëllimi nukishte pronari, por media. Rasti i Ora News është konfirmimi i gjithë ndërkombëtarëvedhe medieve në vend, që përdorim i OFL-së do të përdorej nga Rama për tëgoditur armiqtë e tij.
Vendimin e SPAK, Abilekaj equan politik dhe shton se institucionet shtetërore po përdoren dhe se kjo ështëdiçka shqetësuese.
Abilekaj: SPAK në këtë rastzbaton një vendim politik duke sulmuar një person caktuar. Mënyra se si përdoreninstitucionet e qeverisë është diçka shqetësuese. Rama i mbylli gojën AgonChannel dhe këto para duhet t’i paguajmë ne. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në botë,që të të mbyllin gojën dhe pastaj të të marrin edhe paratë për këtë mbylljegoje. Tani mund të ndonjë që administratori shtetëror të mos ketë eksperiencëme televizionin dhe ta falimentojë atë. Çfarë do të bëjmë ne, do të paguajmë sërishnjë tekë të një njeriu?
Referuar kushteve për integrimin e Shqipërisë në BE, Abilekaj tha se Rama ka lejuar që të shtohen kushtet me qëllim pasi kërkon në mandant të tretë pa institucione në vend.
Abilekaj: Në raport me kushtetne kemi bërë hapa mbrapa duke shtuar kushtet. Ky shtim kushtesh është njëstrategji e Ramës që të mos pranohemi në BE dhe të mos hapen negociatat. Në vitin2019 u shtua kushti i reformës zgjedhore. U arrit një marrëveshje në 5 qershorqë e mbylli kushtin e reformës zgjedhore, por befas, kryeministri e prishi këtëkusht dhe e rihapi çështjen e reformës zgjedhore. Edhe Gjykata Kushtetuese nëmaj u dështua me qëllim, sepse qeveria nuk e do as këtë gjykatë. Po ashtu, edheGjykata e Lartë mbahet peng me qëllim. Rama ka zgjedhur një rrugë tjetër, painstitucione, pa opozitë dhe të marrë mandatin e tretë ku askush të mos ketë tëankohet. Reforma në drejtësi po vonohet me qëllim nga mazhoranca.
Intervestoi Besmira Pelushaj,përgatiti A. Kurti