Gjirokastër: Lumi Drino mbulohet nga mbetjet, rrezik infeksioni
Dikur ujërat e lumit Drino në Gjirokastërshfrytëzoheshin nga banorët për tu larë apo për peshkim ndërsa prej vitesh atyderdhen ujërat e zeza.
Ndotja dhe aroma kundërmuese janë kthyer në shqetësim për banorët ndaj ata kërkojnë ndihmën e autoriteteve për t'i dhënë zgjidhje situatës.
''Bashkia duhet të marrë masa. Ju e shihni vetë, është pisllëk nga të gjitha anët.''
Sikur të mos mjaftonte kjo, mbetjet urbanehidhen përgjatë brigjeve të këtij lumi duke e rënduar akoma më shumë situatënpër banorët e kësaj zone.
Jashtë kamerave specialistët e Drejtorisë sëShëndetit Publik pohojnë se shkalla e ndotjes mjedisore përgjatë shtratit tëlumit Drino vazhdon të jetë shumë herë më e lartë se normat e lejuara.
Nga ana tjetër ata theksojnë se larja ebanorëve në këto ujëra mund t’u shkaktojë infeksione të rënda.
Institucionet në Gjirokastër për mirëmbajtjen dhe pastrimin e shtratit të këtij lumi ia hedhin përgjegjësinë njëra tjetrës duke mos marrë kështu asnjë mase në terren.

