Tiranë, shpejtësi deri në 183 km/h, policia rrugore bën "namin", heq 19 leje drejtimi dhe vendos 88 gjoba

Në vetëm 24 orë, Policia Rrugore eTiranës, ka pezulluar 35 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nënefektin e alkoolit dhe për shkelje të ndryshme.

Konkretisht janë pezulluar 19 lejedrejtimi për shpejtësi mbi normat të lejuara, 12 leje drejtimi për drejtimmjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 leje drejtimi për shkelje të ndryshme.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 9drejtues motomjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Janë vendosur 88 masa për përdorim tëcelularit gjatë drejtimit të mjetit, 69 për mosvendosje të rripit të sigurimit,43 për parakalime të gabuara dhe 18 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Kontrollet e policisë janë kryer meradar, për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara.

Gjatë kontrolleve janë konstatuarshpejtësi deri në 183 km/h në kulmin e trafikut në rrugën interurbaneDurrës-Tiranë, në vendin e quajtur mbikalimi i Gërdecit.

Njëkohësisht kontrollet kanë vijuar edheme drager, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve qëdrejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

“PoliciaRrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, ka vijuar të ushtrojëkontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelinrregullat e qarkullimit, që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt apo bëjnëshkelje të tjera që janë burim aksidenti. Nga verifikimet në terren, gjatë 24orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë kapur në kushtet eflagrancës 9 drejtues mjetesh të papajisur me leje drejtimi, si dhe ështëproceduar penalisht 1 tjetër, për mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm tëpunonjësit të policisë.” – bën me dije policia.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit B.K., I. K., R. O dhe T. B.

Si edhe janë proceduar penalishtshtetasit A. R., M. I., S. Z., S. I., G. D. dhe A. S.