Miratohen 5,191 paga lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna të transportit rrugor
Qeveria ka miratuar 5,191 paga lufte përpunonjësit dhe të larguarit nga puna në sektorin eTransportit Rrugor të Udhëtarëve.
Pagën e luftës do ta përfitojnë ata të cilët kanë humburpunën gjatë muajit qershor.
Lajmin e ka bërë të diturkryeminstri Edi Rama në Facebook, teksa njofton se efekti financiar shkon nërreth 135 milionë lekë.
Postimi i kryeminsitrit Rama në Facebook
SOLIDARITET për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor
QEVERIA SHQIPTARE miraton:
+5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!
Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!
Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP.