Aksident në aksin Fier-Vlorë: 'Golf-i' del nga rruga dhe bie në kanal, plagoset pasagjerja

Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme (12 gusht), në autostradën Fier-Vlorë, ku një automjet tip 'Golf' ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.

Përpasojë, ka mbetur e plagosur vajza e drejtuesit të automjetit, e cila po merrmjekim në spitalin e Vlorës.

Ngjarjaka ndodhur rreth orës 12:56, pranë zonës së fabrikës së kripës.

‘’Rreth orës 12:56, në autostradën Fier-Vlorë pranë fabrikës së kripës, automjeti tip Golf me drejtues shtetasin F. Z ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal. Si pasojë është dëmtuar vajza e drejtuesit, 27 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës’’, informon policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me aksidentin.

(Foto ilustruese)