Ekskluzive/ Pamje të rënda nga aksident në Kalimash-Morinë: I vdekuri dhe të plagosurit të gjakosur në rrugë

Një aksident i rëndë automobilistik ështëregjistruar mesditën e sotme (12 gusht), në autostradën Kalimash-Morinë.

Një mjet tip ‘Golf’ ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosuar dy të tjerë.

Ora News ka siguruar pamjet ekskluzive pak pas aksidentit ku mund të shihen të aksidentuarit në asfalt dhe të mbuluar në gjak.

Sikurse shihet, nga përplasja e fortë të dy personat kanë dalë jashtë makinës, ndërsa udhëtarë të rastit kanë ndaluar dhe kanë thirrur ambulancën e policinë.

"Katastrofe, katastrofë, telefononi ambulancën dhe policinë" dëgjohen të thonë udhëtarët e tronditur nga ato pamje që shohin para syve.

Ndërkohë, rruga është mbushur me copëza të makinës e cila është kthyer përmbys dhe është ndarë pothuajse në dyshë.

“Nëautostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur "Shkodra Beton", njëmjet tip "Golf", ka dal nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën njështetas ende i paidentifikuar. Si dhe janë dëmtuar dy shtetas të tjerë të cilëtndodhen në spitalin e Kukësit, ku po marrin ndihmë mjekësore,”-  informoi policia.

Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit tragjik.