Në kërkim për trafik droge e grabitje, ekstradohen 9 shqiptarë drejt Italisë
Nëntë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkimnga drejtësia italiane janë ekstraduar sot nga Shqipëria drejt Italisë.
Të ekstraduarit janë nga mosha 27 deri 72 vjeç, të cilët ishin fshehur në Shqipëri për t’iu shmangur urdhër-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroritë e Barit, Bergamos, Chietit, Firences, Aquilës, Milanos dhe Napolit.
''Personat që u ekstraduan janë kapur nga Policia e Shtetit dhe janë të përfshirë në vepra kriminale si shkelje e ligjit për narkotikët, vjedhje, grabitje, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe organizatë kriminale me qëllim trafikun e lëndëve narkotike'', informon policia.
Finalizimi i operacionit erdhi si rezultat i shkëmbimit tëinformacionit investigativ dhe aktivitetit hetimor të kryer në territorinshqiptar gjatë disa muajve, duke i vënë theksin bashkëpunimit midis Policisë sëShtetit Shqiptar dhe Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë KriminaleItaliane, nëpërmjet Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë ItalianeUCI Albania.