Topallaj Këshillit Bashkiak të Tiranës: Tani që u shërua Veliaj, të mblidhet Këshilli, kemi 6 muaj që nuk punojmë
Anëtari i këshillit bashkiaktë Tiranës, Fabian Topallaj, i shkruan kreut të këtij këshilli që të mbahet njëmbledhje.
Sipas Topallajt, këshilli bashkianuk mblidhet qysh prej shkurtit për shkak të pandemisë.
Topallaj shton se e-mailet nëinbox me 60 vota pro nga 61 këshilltarë gjithsej, nuk kanë asnjë vlerë ligjoree juridike dhe shpallen absolutisht të pavlefshme që herën e parë që shohinderën e gjykatës.
Ai shton se për shkak tëmeritave të Veliajt, bashkia e Tiranës është e vetmja në botë që me rastin e koronavirusitka pezulluar punë që prej 6 muajsh dhe nuk dihet edhe se për sa kohë nuk do tëpunojë.
Postimi i plotë i Topallajt:
“Kryetarit të Këshillit Bashkiak Tiranë,
I nderuar zoti Gogu,
Tani që kryebashkiaku Veliaj e kaloi Covid-19 dhe me ndihmëne zotit ai ka krijuar antitrupat e nevojshme për mos tu infektuar përsëri,mendojeni një herë mundësinë për të realizuar një mbledhje të këshillitbashkiak Tiranë që nuk mblidhet prej shkurtit me arsyetimin e rrezikut tëpandemisë. Nëse do të ishin ndjekur përcaktimet ligjore që kërkojnë minimalishtnjë mbledhje çdo tre muaji, Këshilli Bashkiak Tiranë duhet të ishte shpërndarënja dy herë deri tani sepse ka plot 6 muaj që nuk zhvillon asnjë mbledhje.
Ato emailet ne inbox tuaj me 60 vota pro nga 61 këshilltarëgjithsej, nuk kanë asnjë vlerë ligjore e juridike dhe shpallen absolutisht tëpavlefshme që herën e parë qe shohin derën e gjykatës. Covid-19 nuk ka penguardot as femijët e klasave të para për të zhvilluar mësim online me një prejshumë platformave virtuale që ta ofrojnë këtë mundësi në ditët e sotme. Ndërsa këshillii Bashkisë së Tiranës, organi drejtues i Bashkisë së Kryeqytetit që paguan medhjetra profile fallco për të bërë çdo ditë propagandën e kryebashkiakut, nukka mundur të realizojë deri më sot asnjë takim të vetëm online.
Nuk e kuptoj arsyen e kesaj përbuzjeje kaq publike që i bëhet organit kryesor të bashkisë Tiranë, sa kohë që në atë këshill, falë vendimit të çmendur të sivëllezërve tuaj armiq që ja mbathën nga zgjedhjet, keni arritur të emëroni 60 rilindas rioshë nga 61 këshilltarë. Për këtë shkak madje opozita ska asnjë mundësi të thërrasë mbledhje jashtë vullnetit tuaj sepse duhen 1/4 e firmave të këshilltarëve. Për shkak të meritave të veçanta të Veliajt, ne jemi bërë disa herë shembull botëror. Me siguri edhe kësaj here jemi e vetmja bashki në botë që me sebepin e Koronavirusit kemi pezulluar punë që prej 6 muajsh dhe sdihet edhe se për sa kohë sdo punojmë.”