Hitaj: Sulmet ndaj RTV Ora nuk janë rastësore, prania e RENEA-s me armë e maska show i panevojshëm
Për kreue Shoqatës Shqiptare të Gazetarëve Evropianë, Arbër Hitaj, ajo që ndodhi me RTVOra është shqetësuese.
Hitajtha në një intervistë për Ora News, se ORA është një televizion kritik ndajqeverisë dhe bashkisë Tiranës, ndaj të cilit ka pasur kërcënime edhe më parë.
Hitajshtoi se qytetarët prisnin që organet e reja të drejtësisë të merreshin mepolitikanët, por deri më tani nuk është parë asnjë zyrtarë të lartë të hetuar.
Arbër Hitaj: Shoqata që unë drejtoj nuk ka ngritur zërin për Ylli Ndroqin, sepse ai ka avokatët e vet, por kemi ngritur zërin për median dhe kërcënimin e demokracisë. Ne kemi ngritur shqetësimin sepse në atë që ndodhi me televizionin, sepse bëhet fjalë për një televizion që është kritik ndaj qeverisë dhe bashkisë së Tiranës. Më përpara kemi pasur disa kërcënime të hapura, kemi pasur një gjobë të ISHSH dhe kërcënime për mbyllje të sinjalit. Për ne si shoqatë janë disa rastësi të çuditshme, se nuk ndodhi vetëm në kuadër të drejtësisë, por ka një historik negativ më përpara.
Deklarata që kemi bërë ne, është mbrojtur nga qendra në Brukseldhe nga Këshilli i Evropës, ne kemi thënë që mbështesim organet e drejtësisë përnjë hetim të pavarur nga politika. Ne prisnim që organet e reja të drejtësisë tëmerreshin me politikanët, por deri më tani nuk kemi parë asnjë zyrtarë të lartëtë hetuar. Pse duhej që të bëhej kjo reformë kur më parë SPAK ishte Krimet e Rënda.Shqiptarët shpresojnë te një sistem drejtësie që godet raste që nuk janëgoditur për 30 vite. Kemi raportet e KLSH-së që janë raporte alarmuese. Mijë emiliona euro dëme nga koncesionet. Kush i heton këto. Pritshmëritë e qytetarëveështë që të goditet nga ata që nuk janë goditur, pra, politikanët.
Për Hitajn, prania e njëadministratori shtetëror dhe e policisë me skafandra në ambientet e televizionitështë një presion indirekt.
Arbër Hitaj: Problemet më të mëdhame vendi si ky i yni janë presionet indirekte. Prania e policisë me skafandra nënjë vend ku prodhohet ide, se televizioni prodhon ide jo kriminelë apo drogë. Përkëtë arsye e shikoj problematike praninë e një administratori sepse të gjithëndikohen në një mënyrë indirekte. Duhet parë në vazhdimësi nëse do të ketëpresione apo jo. Të mos harrojmë se kjo nuk është një betejë mediatike, sepsekur fshihen beteja politike dhe tentative për mbylljen e një medie, kemi të bëjmëme imazhin e vendit, sepse gazetarët dhe politikanët shkojnë e vijnë. Në njësituatë të tillë duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e dëmtojmë imazhin evendit, sigurisht, duke mos e shkelur ligjin.
Hitaj tha se ardhja e forcavespeciale me armë dhe maska në RTV ORA isht enjë pamje sureale, sikur po asgjësoheshinterroristë. Ai shtoi se kjo gjë ishte jë publicitet i panevojshëm.
Arbër Hitaj: Për mua mbetet njëdilemë e madhe pse erdhën forcat speciale në ambientet e televizionit, kur atojanë për të negociuar dhe për asgjësuar terroristë. Nuk e kuptoj pse duhet të vijnëme një publicitet të panevojshëm, sepse kanë kaluar disa ditë dhe sërish shqiptarëtnuk është se kanë më shumë besim te drejtësia. Ndoshta ky show është bërë për tëmbuluar atë probleme që pati SPAK me arrestimin e dy komisionerëve të vdekur. Timund të bësh show edhe duke sjell tanke, por është rezultati ai që ndikon tepubliku. Ishte pamje sureale forcat speciale me armë dhe me maskë. Kemi parëpersona që kanë bërë gjyqe për vrasje dhe trafik droge, dhe u është dërguar vetëmnjë letër.