Kocaqi: S'mund të ketë republikë parlamentare pa Gjykatë Kushtetuese
Në një intervistë përRTV Ora, historiania Elena Kocaqi tha se reforma elektorale është një ndërkushtet për hapjen e negociatave me vendin tonë.
Për Kocaqin nukmund të ekzistojë një republikë parlamentare pa një Gjykatë Kushtetuese pasiruan balancat mes institucioneve.
Kocaqi: Reforma elektorale është një kusht për negociata, pasi varet se sizgjidhen parlamentarët. Në këtë rast zgjedhet e përgjithshme janë shumë të rëndësishmepër stabilitetin politik dhe për të gjitha kushtet e vendosura nga BE. Ne kmeinjë shtet që ka disa vite pa Gjykatë të Lartë. Janë shumë dosje në këtë gjykatësa nuk të ketë kohë për t’i parë, lëre pastaj për t’i shqyrtuar. Nuk mund tëekzistojë një republikë parlamentare pa Gjykatë Kushtetuese. Kjo gjykatë ështëe rëndësishme për të mbajtur ekuilibrin mes institucioneve. Në mungesë të kësajgjykate ne i jemi drejtuar Venecias, por ajo nuk ka fuqi sa Gjykata Kushtetuesesepse ka fuqi këshilluese.
Kocaqi tha sendryshimet kushtetuese duhet të ishin bërë me debat publik dhe se listat duhettë jenë 100% të hapura.
Kocaqi: Ndryshimet kushtetuese duhet të ishin bërë me një debat publik. Ndryshimii Kushtetutës duhet të ishte bërë me një debat publik. Ne nuk do të dimë se sido të vazhdojë procesi më pas. Unë besoj se listat do të jenë 100% të hapura, përtë kuptuar se çfarë do populli dhe çfarë kërkon ai. Unë nuk mendoj se aktualishtka një garë në parti. Po ashtu duhet të ketë një garë kombëtare. Deri më tanikemi pasur deputetë kukulla. Për mua është më e rrezikshme mbyllja e listave sevitet e fundit kemi pasur persona me probleme me precedentë personale. Në këtërast kryetarët do të jenë përgjegjës për vënie e kandidatëve në lista.
Nuk patëm një marrëveshje domethënëse se nuk u lëshua penga pozita. Nuk patëm hapje të plotë të listave. Publiku është i interesuar qët’i votojë vetë kandidatët. Kishim dy marrëveshje. Për mua e vetmja gjë endryshimeve kushtetuese ishte hapja e listave, ndërsa mënyra se si u bë ishte pa konsensus. Me Kodin Zgjedhor duhetpasur shumë kujdes se në disa pjesë do të përcaktohen gjëra të rëndësime përzgjedhjet. Ka një presion nga opozita jashtëparlamentare dhe ndërkombëtarët qëtë ketë një reformë me konsensus. Por votat i ka opozita parlamentare, prandajmund të bëhet e vështirë ndërmarrja e një reforme. Duhet një marrëveshje me tëdyja palët.
Kocaqi shtoi se çështjetzgjedhore mund të zgjidhen brenda ditës, por nuk ka vullnet pasi bëhet cdo gjëpër të mbajtur pushtetin
Kocaqi: Shqipëria ka 30 vite që nuk i ka zgjidhur këto çështje, sepse mund të zgjidhenbrenda ditës. Fare mirë mund të zgjidhësin komisionerë juristë. Po këtu bëhet çdogjë për të mbajtur pushtetin dhe si të bëhet hile që të kenë komisionerët e vetqë të mos vidhen votat. Në çdo vend të botës del brenda ditës, ndërsa ne brenda1 viti ose 6 muaj dhe pastaj kontestohet. Kjo gjë dëmton procesin e integrimitnëse zvarritet. Pa një reformë elektorale në mënyrën e drejtë se si zgjidhenparlamentarët, nuk mund të pretendojmë për një shtet të së drejtës.
Intervistoi BesmiraPelushaj, përgatiti A. Kurti