Autoportreti i Rafaelit në 3D, studiuesit: Mjeshtrit të Rilindjes ndoshta nuk i ka pëlqyer hunda
Studiuesit në Roma kanë arritur të rindërtojnë fytyrën emjeshtrit të madh të rilindjes, Rafaelit. Ata kanë arritur në përfundimin sepiktori ka pasur një hundë më të mprehtë, por e ka rimodeluar në autoportretine tij, pasi kërkonte përsosmëri në gjithçka.
Mjeshtrit tëRilindjes, Raphaelit, ndoshta nuk i ka pëlqyer hunda e tij. Për këtë arsyepiktori, i cili kërkonte përsosmëri në gjithçka, mund ta ketë rimodeluar atë nëautoportretin e tij apo edhe në vepra të tjera. Ky është përfundimi istudiuesve të Universitetit të Romës, të cilët rindërtuan në 3-D fytyrën esupozuar të mjeshtrit, bazuar mbi eshtrat, që besohet të jenë të tij, të zhvarrosuranë vitin 1833.
"Ai me siguri e beri hundën e tij të dukej më erafinuar," tha Profesor Mattia Falconi, një biolog molekular në kampusin euniversitetit Tor Vergata. "Hunda e tij ishte, le të themi, pak më espikatur."
Raphael vdiq në Romënë 1520 në moshën 37 vjeçare, me shumë mundësi nga pneumonia ose ndoshta ngasifilisi, dhe u varros në Panteonin e Romës ashtu si dëshironte. Autoportreti itij i famshëm u bë rreth 15 vjet më parë, kur ai ishte në fillim të 20-tëve dhepa mjekër.
Falconi, së bashku meantropologët mjekoligjorë dhe ekspertë të tjerë, rikonstruktuan fytyrën meteknikat e përdorura nga hetuesit e kriminalistikës, siç janë shtresimi iindeve nga pikat referuese të kafkës.
Për shekuj kaspekulime se eshtrat e zhvarrosura në 1833 dhe të rivarrosura në një kriptimmund të mos ishin Raphael sepse disa nga studentët e tij u varrosën më vonëpranë tij.
Por shkencëtarët eUniversitetit të Romës që autorizuan rindërtimin besojnë se studimi vërteton nëmasën 85 përqind, se kafka është e Raphael për shkak të ngjashmërive me pjesënmë të madhe të fytyrës së artistit siç përshkruhet nga bashkëkohësit e tij.