Meta: Të ecet sa më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune për pacientët e Covid-19
Përmes një postimi në Facebook, presidentiMeta shkruan se inkurajon që të ecet sa më shpejt me terapinë me plazmëhiperimune në lidhje me pacientët e Covid-19.
Meta thekson se në këtë situatë, është shumë erëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë.
Meta: Nisur nga informacionetpërgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente)dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët meCOVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së paritë gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj.
Në këtësituatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistiminme specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim tëkëtij protokolli. Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të suksesshëm dhezbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo llojpasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë.