Prej 10 vitesh jeton pa ujë e drita, Agim Hodaj apel shtetit për ndihmë

"Nënjë dhomë 6 metra katrorë brenda kësaj ndërtese jeton shtetasi Agim Hodaj ngafshati Shën Pjetër. Gjendja ekonomike e vështirë ka bërë që ky shtetas të jetojënë këtë dhomë pa plotësuar asnjë kusht minimal".

Banesa e rrënuar në foto dikur ka qenë banesa e shtetasit Agim Hodaj nga fshati Shën Pjetër të Njësisë Administrative Seman të Tropojës.

Prej 10 vitesh jeton pa energji elektrike, ndërsa ujin e pijshëm mund ta sigurojë ku të mundet.

Hodaj: Bëj 10 vite që nuk kam as ujë e as drita. Këtuflej me të keq se nuk kam ku të shkoj.

I harruar prej vitesh pa asnjë përkrahje sociale, 48 vjeçari thotëse të vetmit që i vijnë në ndihmë janë komshinjtë e tij.

Hodaj: Këtu në fshat merrem me bujqësi, prashitje.

Nga pushteti vendor nuk ka marrë mbështetje, por për tësiguruar sado pak tëardhura angazhohen për të punuar sipas nevojave të banorëvetë zonës

I papunë dhe pa anje përkrahje nga shteti 48 vjeçari kerkon ndihmëpër një banesë me kushtet minimale dhe një punë stabël.