Lezhë, gjatë fundjavës 32 leje drejtimi, procedohen 6 persona
Fundjava gjithmonë sjell shtim të përdorimit të automjeteve për shkak se është dhe piku i sezonit turistik. Por kjo sjell edhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor teksa policia vijon kontrollet në të gjithë vendin.
Gjatëfundjavës, u pezulluan 32 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuaradhe drejtim mjeti nën efektin e alkolit në Lezhë.
6 shtetas tëarrestuar e proceduar, nga të cilët dytë arrestuar në flagrancë për kundërshtim të punonjësve të policisë rrugore, dytë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, një i arrestuar dhe një iproceduar për shkak të moshës për drejtim mjeti pa leje Drejtimi
"Si rezultat i këtyrekontrolleve, gjatë 48 orëve të fundit janë proceduar 6 drejtues mjetesh,pesë prej tyre të arrestuar në flagrancëdhe një tjetër i proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Drejtim mjetinë mënyrë të parregullt” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë",konkretisht. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: A. L., 21 vjeç dhe B. L.,30 vjeç, banues në Laç, Kurbin. Këta shtetas ndodheshin pasagjerë në mjetin tip"Benz", drejtuesi i të cilit nuk kishte vendosur rripin e sigurimitdhe kanë kundërshtuar me dhunë venien e masës administrative për drejtuesin emjetit" -njofton policia.
Gjithashtujanë arrestuar dhe shtetasti me iniciale E.K., 22 vjeç banues në Lezhë, dheshtetasi E.A., 33 vjeç banues në Ferizaj të Kosovës pasi janë kapur dukedrejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Janëarrestuar dhe dy shtetas M.Gj., 18 vjeç dhe A. D., 16 vjeç, banues në Lezhë përdrejtimin e mjetit pa leje drejtimi.
Janëpezulluar gjatë fundjavës 24 Leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuaratej normave të lejuara, deri në 141 km/h, ndërkohë që limiti i shpejtësisëishte 90km/h, dhe 8 leje drejtimi përdrejtim jeti nën efektin e alkolit .
Janëvendosur 45 masa për mos vendosje të rripit të sigurimit, 41 për përdorim tëcelularit , 17 për mos vendosje tëkaskës mbrojtëse dhe 31 masa për parakalime të gabuara dhe si dhe 53 masaadministrative për tejkalim shpejtësie por pa masë plotësuese pezullim tëpatentës.
Policia eLezhës do vijojë të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme në çdo aks rrugor tëqarkut Lezhë dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnërregullat e qarkullimit.