Tiranë e pësojnë 41 shoferë, 15 ndëshkohen me gjobë dhe heqje patente
41 drejtues mjetesh janëndëshkuar nga ana e policisë rrugore të cilët udhëtonin tej normave të lejuradhe në gjendje të dehur. 15 prej tyre policia thotë se u ka hequr patentën, ndërsa2 të tjerë u arrestuan. Policia rrugore ka bërë të mundur dhe ndalimin e njështetasi që ishte në kërkim dhe pa patentë.
41 drejtues mjetesh janë ndëshkuar nga policia rrugore përgjatë orëve tënatës pasi janë konstatuar duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Gjatëmonitorimit me radar sipas policisë mësohet se 15 drejtues janë ndëshkuar tëcilët u konstatuan duke lëvizur me shpejtësi nga 141 km/h - 157 km/h.
Ndaj tyre janë vendosur sanksionet administrative dhe pezullimet e lejevete drejtimit.Krahas tyre janë ndëshkuar dhe 14 drejtues mjetesh të tjerë memasë administrative për mos rregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme nërrugë.
Ndëshkime nga policia ka patur dhe për shoferët të cilët qarkullojnë meautomjetin e tyre duke qenë nën efektin e alkoolit. Sipas bluve 12 drejtues janëkapur në gjendje të dehur, dy prej të cilëve janë arrestuar në kushtet e flagrancëspasi njëri rezultoi me 0.64 mg/l, ndërsa tjetri 0.53 mg/l.
Gjithashtu gjatë kontrolleve me Radar dhe verifikimit të të dhënavepersonale, u be i mundur identifikimi dhe me pas kapja ne flagrance e njëpersoni të shpallur në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Ky shtetas qarkullonte me shpejtësi 141 km/h dhe me Patentë të pezulluar 4ditë më parë nga Policia Rrugore e Tiranës po për shpejtësi.
Po në tiranë gjatë të shtunës u ndëshkuan dhe 23 shoferë të tjerë, 15 prejtë cilëve udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara si dhe nën efektin ealkoolit. Krahas tyre janë ndëshkuar dhe 4 drejtues mjetesh të cilët janëkonstatuar në sheshin “Nënë Tereza” duke bërë drifting.
Nga ana e forcave “Shqiponja” dhe patrullave të policisë rrugore janëndëshkuar me nga 40.000 lekë secili.