Shqiptari i akuzuar për vrasjen e avokatit grek tenton arratisjen nga burgu

Vrasësi i avokatit të grek Michalis Zafeiropoulos, Ibrahim Brahimi tentoi të arratisej nga burgu i Korfuzit të enjten (6 gusht).

Gjatë kontrollit të qelive nga ana egardianëve të burgut, mbrëmjen e djeshme, ata nuk e panë brenda e më pasfilluan ta kontrollonin në ambjentet e burgut.

Por vetëm disa minuta më pas, ai ishterikthyer në qeli. Kjo i ka bërë të dyshojë gardianët të cilët vendosën të bëjnënjë kontroll brenda dhomës së tij.

Ata konstatuan se në tavanin e qelisë,shqiptari Brahimi kishte bërë një vrimë nga ku kishte tentuar të arratisej, porduke mos e ditur planimetrinë e burgut, ai ishte nuk ja kishte dalë.

Sipas CNN në Greqi, Brahimi nuk nguroiqë t’i sulmonte gardianët e burgut.

Ai është konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë pas vrasjes së avokatit të njohur.