Durrës, vodhën 30 000 lekë në dyqan dhe goditën me thikë 2 persona, në pranga 17 dhe 15 vjeçari
Procedohet penalisht një 34-vjeçar, për veprënpenale "Ndotja e ajrit".
Thyen masën e sigurisë "Arrest nështëpi" dhe kryenin vjedhje gjatë natës, kapen dhe vihen në pranga 2shtetas.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve nëKomisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme përparandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht për veprën penale"Ndotja e ajrit", shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në Durrës, pasigjatë kontrollit në servisin e tij për lyerje mjetesh, u konstatua seshkaktonte ndotje të ajrit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin ePolicisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasit M. P., 17 vjeç dhe A. Gj., 15vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 07.08.2020, në lagjen nr. 13, Durrës,dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit P. N., ku kanë marrë30.000 lekë.” – njofton policia.
Gjithashtu këta shtetas, në bashkëpunim menjëri-tjetrin, më datë 06.08.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se kanëgoditur me mjet prerës (thikë), shtetasit A. D., 18 vjeç dhe E. Zh., 16 vjeç,banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasit M. P. dhe A. Gj., me vendim tëGjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ishin me masë sigurie "Arrest nështëpi", por e kishin thyer atëduke dalë jashtë banesës.