Debati për tamponët fals negativë, Zalli: Jam kontaktuar nga Shqipëria, 30% e testeve dalin gabim
Në Shqipëri ka një debat të hapur mbi cilësinëe testeve për Covid, ku Partia Demokratike akuzon se tamponëtfals negativëqë bën Ministria e Shëndetësisë po bëhen normë.
Detina Zalli,kërkuese shkencore në Oksford, në një intervistë për Ora News thotë seedhe vetë ajo është kontaktuar nga shumëpersona në Shqipëri për këtë shqetësim.
Detina Zalli: Ky është një problem që Shqipëria po e has shpesh, shumëpersona më kanë kontaktuar personalisht. Kjo ndodh sepse disa teste që po bëhenpër Covid me tamponë nuk janë 100% të ndjeshme.
Sipas saj deri më tani nuk ka asnjë provë,asnjë testim që është 100% i ndjeshëm dhe specifik.
Zalli: Kjo është shumë shqetësuese sepse dikush që është realisht pozitiv meCovid 19 por që nuk testohet i tillë, testi i del gabimisht negativ, nuk do tëfillojë një kurë të menjëhershme, nuk do të izolohet, duke vendosur jetën e tijnë rrezik por edhe jetën e të tjerëve.
Duke ju referuar studimeve të hershme të bërajashtë Kinës, Zalli deklaron se përqindja e testeve që del negativ është 30%.
Më tej ajo shton se "edhe në testin më tëmirë që kemi, 15% e tyre dalin gabim".
Po cilët janë faktorët që shpjegojnë testetfalso negativ?
Zalli: Veç cilësisë së testeve ështëdhe koha e provës së testimit. Nëse është bërë në momentin optimal, përqindja etesteve falso negative mund të jetë 5%.
E pyetur se cila është koha optimale për tëpasur një rezultat të saktë të testit ajo shpjegon.
Zalli: Nëse dikush testohet një ditë pas ekspozimit të mundshëm ngarkesa etyre virale mund të jetë shumë e ulët duke dhënë një rezultat negativ. Nësedikush është testuar shumë vonë, ngarkesa virale gjithashtu mund të jetë shumëe ulët. Kjo varet vetëm nga simptomat që shfaqin personat.Ngarkesa më e lartëvirale e viruseve arrin 2-4 ditë pas shfaqjes së simptomave. E dimë që Covid-19nuk është një virus tipik. Një nga studimet më të mëdha ka treguar që ngarkesamë e lartë virale mund të jetë 2 ditë para fillimit të simptomave, por çdoperson është unik.
"Bomba" në përballjen me koronavirusinkonsiderohen personat asimptomatikë.
Zalli: Personat asimptomatikë janë një nga problemet më të mëdha që po hasimdhe do të hasim në të ardhmen. Ata nuk e dinë nëse janë të infektuar dhe ështëshumë e thjeshtë për t'jua transmetuar personave të tjerë sëmundjes, sidomostani që personat po i kthehen jetës normale.
Problemet nuk mbarojnë as personat që ia dalintë fitojnë betejën me Covid-19.
Zalli referuar studimeve thotë se pacientëtvijojnë të kenë simptoma të virusit edhe pasi shërohen.
Zalli: Shumica shfaqin simptoma afatgjatë, e bazuar në tre studimet e fundit. Një nga të parat është bërë në SHBA. Një sondazh i personave që janë testuar pozitivisht për Covid 19 ka treguar se 35% e personave të infektuar nuk janë kthyer në gjendjen e tyre të zakonshme të shëndetit, kjo 2 ose 3 javë pas testimit. Po kështu edhe të rinjtë, 20% e të prekurve nga Covid po vuajnë nga efekte afatgjata. Ndjehen shumë të lodhur edhe pasi kanë kaluar virusin, kanë dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje.Të gjitha aktivitetet që i kanë bërë më përpara shumë lehtë nuk i bëjnë dot në të njëjtin itensitet. Një studim i dytë i bërë në Gjermani ka zbuluar imflamacion të zemrës në 60% të pacientëve pavarësisht nga gjendjet paraekzistuese shëndetësore. Ndërsa një studim i tretë në Itali në personat e rikuperuar nga Covid, kur u vizituan dy muaj më pas, 87% e tyre vazhdojnë të kenë simptoma si lodhja, dhimbje në nyje dhe gjoks, vështirësi në frymëmarrje. Nuk e di sa do të zgjatin këto simptoma dhe vetëm koha do ta tregojë dhe studimet e tjera që do të bëhen.
Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Besjana Kuçana