Shijak, 95,6 mln lekë dhe 23 ditë nga përfundimi, por rruga larg mbarimit, ngecin punimet

Prej vitesh rruga kryesore në Xhafzotaj qënjihet ndryshe si aksi rrugor “4 rrugët, Shijak - Nishtulla, Durrës” ka qenënjë ndër akset më problematike për shkak të dëmtimit që ka pasur dhe mungesëssë ndërhyrjes nga ana e qeverisë.

Për këtë rrugë thuajse dy herë në vit banorëtkanë protestuar rregullisht duke kërkuar që zëri i tyre të dëgjohej nga qeveriapër të ndërhyrë në këtë aks.

Kjo rrugë lidhëse mes Durrësit dhe Shijakut është një ndër rrugët kryesore me dalje në autostradën Durrës-Tiranë ku numëron mbi 200 biznese të mëdha të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre prej vitesh.

Pavarësisht se që prej fillimit të Korrikut,Bashkia Shijak nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka përfituar shumënafërsisht prej 95,6 mln lekësh me TVSH për përmirësimin e shtresave rrugore nëkëtë aks dhe një degëzimi të tij, me një gjatësi totale prej 6030m, duket sepunimet janë ngadalësuar.

Projekti parashikon që data e përfundimit tëndërhyrjes në këtë aks rrugor të jetë më 31 Gusht 2020, por punimet duket sejanë mjaft larg këtij afati.

Që prej nisjes së projektit ka pasur ditë nëtë cilat gjatë gjithë këtij aksi nuk janë parë grupe pune.

Në vëzhgimin e bërë për situatën, ashtusikurse përcjellin pamjet e siguruara nga Ora News, gjatë gjithë rrugës nukdallohet asnjë grup pune.

Ndërkohë që i ndan vetëm një afat prej 23ditësh nga përfundimi i këtij aksi, duket se rregullimi, pajisja mesinjalistikë dhe ndriçim në këtë aks, do të kërkojë një afat më të gjatë nësepunimet vazhdojnë në këtë ritëm.

Pavarësisht nisjes së punimeve duket seprojekti ka dhe një pikë tjetër të dobët, atë të kanalizimeve të ujërave tëzeza të cilat prej vitesh qëndrojnë të hapura dhe bashkohen me tubacionet eujërave të bardha.

Jo vetëm në rrugën kryesore që nuk po merretmasë për mbylljen e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe gjithçka është bërë ngabizneset private, por duket se zgjidhje nuk marrin as kanalizimet e ujërave tëzeza të cilat kalojnë në banesat e çdo shtëpie në këtë zonë.

Mungesa e bashkëpunimit midis FSHZH dhe UKD duket se do të ketë mangësi në përfundimin në mënyrën e duhur të projektit për stabilizimin e këtij aksi rrugor.

https://youtu.be/ci9LvxzB6Ys