Burg pa afat muzikantit, vrau me sende të forta mikun e tij: Isha në gjendje të rënduar

Gjykatae Gjirokastrës ka lënë në burg pa afat autorin e ekzekutimit të një 57 vjeçari disa ditë më parë. Bëhet fjalëpër muzikantin Mihal Thimjo i cili vrau dy ditë më parë 57 vjeçarin GëzimSaraçi . Avokati kërkoi një masë më të lehtë duke deklaruar se krimi është bërënë kushtet e rregullimit mendor . autori pranoi krimin fill pas arrestimit.

Mbetet ne burg Mihal Thimjo 33 vjecari ngafshati Dervician i cili tre dite me pare qëlloi për vdekje me mjete te forta 57vjeçarin Gezim Saracin.

Seanca e masës se arrestit ka zgjatur 20minuta dhe fillimisht prokurori Julijan Çafka ka lexuar argumentet e serviruranga grupi hetimor në fund të të cilës kërkoi masën burg pa afat për 33 vjeçarin.

Ndërsa avokati i te pandehurit Thimjo PiroBoboli kërkoi një mase me te lehte dhe rrethana lehtësuese pasi klienti e kapranuar krimin dhe njëkohësisht ka reaguar ne kushtet e vetëmbrojtjes dhe nenefektet e çekuilibrimit mendor.

Por kjo nuk ka mjaftuar për gjykatësin PëllumbVehbiun i cili mbështeti prokurorin Çafka për masën arrest ne burg.

Avokati i të pandehurit, Piro Boboli kërkoinjë masë më të lehtë dhe rrethana lehtësuese pasi klienti e ka pranuar krimindhe njëkohësisht ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe nën efektet eçekuilibrimit mendor.

33-vjeçari nga Derviçani, muzikant në dasma, uarrestua pak orë pas ngjarjes ndërsa shkak i kësaj vrasje ishte bërë  një sherr i çastit ku Thimjo e goditi  viktimën me sende të forta dhe më pas e la tëvdekur në vend në kamionçinën e tij në aksin rrugor rural Polican-Suhë.

Sherri kishte nisur verbal, kur Thimjo i kathënë se "ne nga Dervicani jemi të zotët për të fituar lekë me djersë dhenuk kemi vjedhur si ju" çka ka sjelle dhe reagimin e parë të viktimës. qëpretendohet se e ka goditur fillimisht ai muzikantit me një mjet metalik.