EKSKLUZIVE në Ora News: Momenti i sulmit para hotelit në Tushemisht, 2 autorë me maska e kallashnikov
Dy persona ne kallashnikov dhe maskë kanë qëlluar me automatik drejt makinave të parkuara dhe në drejtim të hotelit Voloreka në fshatin Tushemisht të Pogradecit.
Ngjarja është shënuar rreth orës 04:40 minuta të 8 gushtit 2020 kur të gjithë kanë qenë në gjumë dhe jashtë ishte vetëm roja e hotelit.
Roja u kercenua me kallashnikov ne koke
Nga dëshmitë e siguruara njëri prej personave i ka vendosur kallashnikovin në kokë rojes i cili kur kishte pikasur autorët kishte bërtitur.
Kamerat e sigurisë kanë fokusuar njërin prej autorëve me kallashinkov në dorë dhe maskë në kokë për të mos u idenfikuar.
Plumbat goditen makinat dhe hotelin
Shenjat e plumbave janë në tre nga 5 katet e hotelit. Flitet se drejt hotelit është qëlluar 100 herë. Plumbat kanë goditur dhomën ku flinte djali i pronarit, Jetmir Muçllari, dhomën ku flinte pronari me bashkëshorten si dhe të një dhome ku flinte një familje turistësh.
Nga sa mësohet dhe nga kamerat e sigurisë mëngjesin e së shtunës, 8 gusht, autorët kanë shkuar tek hotel Voloreka për të përfunduar atë mision që nuk kishin arritur ta bënin më 1 gusht.
Më 1 gusht dy autorët me maska në motor i janë afruar hotelit. Më pas njëri ka zbritur me qëllim që të qëllojë por nuk ka funksionuar automatiku dhe autorët janë larguar duke djegur në fshat motorin.
Ora News sjell pikërisht pamje që kamera e sigurisë ka regjistruar më 1 gusht 2020, dy autorët me motor, dhe sulmit të mëngjesit të sotëm, ku autori me maska duket se qëllon me automatik
Lexoni me shume: Flet pronari i hoteli të sulmuar me kallashnikov: Dyshoj se objektiv ka qenë djali im, i kanë djeguar makinën para një viti
