Librazhd, tentojnë t'i largohen policisë, kapet me 32 kg kanabis 43-vjeçari, në kërkim shoku i tij
Finalizohet operacioni policor i koduar"Dragostunja" në qytetin e Librazhdit.
Ndalohet 43-vjeçari dhe shpallet në kërkim njëtjetër.
Ndërkohë, sekuestrohen rreth 32 kg lëndënarkotike e llojit kanabis dhe automjeti me të cilin transportonin lëndën narkotike.
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve të Specializuara në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Librazhd pas një pune të mirëorganizuar dhe profesionale finalizuan operacionin policor të koduar "Dragostunja", në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit: L.N., 43 vjeç, banues në fshatin Pishkash Veri, Përrenjas, si dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.A., 41 vjeç, banues në fshatin Vërri, Pogradec.” – njofton policia.
Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po udhëtonin nga Librazhdi në drejtim të Prrenjasit dhe dyshohej se meautomjetin e tyre transportonin lëndë narkotike të llojit kanabis të cilën dota transportonin në Republikën e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet kufirit jeshil.
Drejtuesi i automjetit shtetasi L.A, nuk iështë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por ështëlarguar me shpejtësi duke kryer manovra të rrezikshme dhe ka rrezikuar jetën epunonjësve të policisë.
Policia ka vijuar ndjekjen, ku drejtuesi i mjetit së bashku me pasagjerin kanëbraktisur mjetin dhe kanë tentuar të marrin lëndën narkotike me vete dhe duke përfituar nga errësira janë larguar nëpyll në zonën e fshatit Dragostunjë, ku dhe kanë braktisur edhe lëndënnarkotike pasi po ndiqeshin nga shërbimet e policisë.
Gjatë kontrollit të territorit u gjet ibraktisur automjeti si dhe sasia e lëndës narkotike e llojit kanabis, me peshërreth 32 kg.
Pasagjeri shtetasi L.N., u kap në dalje të PKKQafë-Thanë, në tentativë për t'u larguar në shtetin e Maqedonisë së Veriut.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e RrethitGjyqësor Elbasan, vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave tëtjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale si dhe po punohet intensivishtpër kapjen dhe arrestimin e shtetasitL.A.