Kakavijë, procedohen penalisht 2 grekë, 1 italian dhe 1 shqiptar, u sekuestrohen 30 600 euro
Policia Kufitare e Kakavijës parandaloi dhegoditi dy raste të tentativës për transfertë të paligjshme të parave, 1 rast tëtrafikimit të mjeteve motorike dhe 1 rast për shkelje të ligjit për KontrollinKufitar.
Procedohen penalisht 4 shtetas, dy shtetas grekë,një shtetas italian dhe një shtetas shqiptar.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 30600 euro dhe 1 automjet i markës “Nissan”.
“Nëkuadër të masave parandaluese të marra për goditjen pa kompromis të krimevendërkufitare, nga shërbimet e Policisë Kufitare në Stacionin e PolicisëKufitare Kakavijë dhe shërbimet doganore janë evidentuar dhe goditur 2 raste tëmosdeklarimit të të hollave dhe 1 rast i trafikimit të mjeteve motorike. Konkretisht:Në hyrje të Republikës së Shqiperisë, është ndaluar për kontroll një automjet imarkës “Nissan”, me drejtues shtetasin italian A. B., 37 vjeç, banues nëNapoli, Itali. Ky automjet ka rezultuar i vjedhur në Itali dhe i shpallur nëkërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.” – njofton policia.
Gjatë kontrollit të sendeve personale dhebagazheve, në dalje të Shqipërisë, shtetasit grek A. D., 46 vjeç, banues nëArgos, Greqi, i janë gjetur të fshehura dhe i janë sekuestruar 20200 euro, tëcilat nuk i deklaroi pranë autoriteteve doganore.
Po në dalje të Shqipërisë është përzgjedhurpër kontroll të detajuar shtetasi grek A. D., 30 vjeç, banues në Argos, Greqi,të cilit gjatë kontrollit në sendet personale i janë gjetur të fshehura 10400euro, të cilat nuk i deklaroi pranë autoriteteve doganore.
Po kështu, krahas këtyre rasteve, ështëproceduar penalisht dhe është ndëshkuar administrativisht për shkelje të ligjitpër Kontrollin Kufitar, shtetasi J. T., 33 vjeç, banues në Lezhë, i cili, përmotive të dobëta, ka goditur me grushte dhe është konfliktuar me drejtuesin enjë autobusi.