Analisti: Pa plotësuar 15 kushtet nuk ka negociata, BE kështu i largon qeveritë e korruptuara, jo me ushtri

Shqipëria nuk ka asnjë shans të hapënegociatat pa plotësuar 15 kushtet e vendosura nga BE.

Sipas analistit, Redi Varaku, pavarësisht se ka njëpërpjekje për të mbuluar qëndrimin e vërtetë të Perëndimit ndaj qeverisë Rama,situata është e qartë: Pa përmbushur detyrat, integrimi bllokohet.

Varaku: Ka një përpjekje për të spekuluar lidhur me këtë, por e vërteta ështëse jemi përballë 15 kushteve që nëse nuk plotësohen nuk kemi negociata. Kam vërëre që riciklohen shprehje të shumë personaliteteve që janë periferike sot qoftënë BE, qoftë në SHBA. Situata është e qartë, janë 15 kushte, nëse nuk realizohenbllokohet integrimi.

Në gjykimin e tij, ky është presioni dhe kjo ështëmënyra që BE përdor për të larguar qeveritë e korruptuara, pasi nuk do të vijëme ushtri për të pushtuar Shqipërinë dhe për të vendosur aty qeverinë që dopopulli.

Kushti i parë i kësaj liste është marrëveshjapër reformën zgjedhore e cila u miratua në parlament dhe u shkel një javë mëpas në seancën e fundit.

Varaku: As një shans nuk ka më të hapen negociatat përsa kohë shohim që SPAK merret me televizionet dhe nuk merret me një nga kushtet kryesore të BE që është dosja 339 dhe 184. Nisi një valë arrestimesh e turpshme, shumë poshtëruese. Nuk ka asnjë shans, shqiptarëve do tu mbetet të përballen vetë në prill me këtë kryeministër për mbrojtjen e demokracisë.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana