Ndalimi i koalicioneve, Varaku: Opozita i ka sërish mundësitë përmes formulave të fitojë zgjedhjet e 2021

Hapja e listave dhe ndalimi i koalicionevezgjedhore janë parë si një manovër e kryeministrit Edi Rama për ti marrë nëtavolinë zgjedhjet.

Të tillë mendim ndan edhe analisti,Redi Varaku, i cili thotë se Rama do të bëjë gjithçka përtë marrë dhe një mandat tjetër por sipas tij do ta ketë të pamundur sepseurrejta dhe zemërimi është aq i madh sa do ti kthehet 100 fish kundër.

Varaku: Janë një manovër e kryeministrit sepse duke ndaluar koalicionet ulmundësinë e fitores së opozitës në zgjedhje sipas tij. Ai do ti bëjë të gjitha,do të sulmojë biznese të tjera sepse nuk ka rrugë të tjera përveç manovrave dhekalkulimeve elektorale. OFL-në e ka kthyer në kamzhik me nënshtru bizneset dheqytetarët. Nuk ka çfarë tu ofrojë më shqiptarëve, 8 vjet dështim pas dështimi.Nuk mbaj mend të ketë kaluar një javë pa një skandal të madh, jemi përballë njëkrize të rëndë ekonomike. Ai do të bëjë gjithçka për të marrë dhe një mandattjetër por do ta ketë të pamundur sepse urrejta dhe zemërimi është aq i madh sado ti kthehet 100 fish kundër.

Kreu i Partisë Demokratike deklaroi një ditë mëparë se qeveria ka lëvruar vetëm 32% të fondit total të dy paketave tëpremtuara nga qeveria si mbështetje për biznesin e goditur rëndë nga pandemia.

Për Varakun, edhe kjo është një taktikëelektorale që Kryeministri e përdor për të mbajtur nën presion qytetarët deri nëmomentin kur të vinë zgjedhjet.

Varaku: Shqiptarët mezi po e presin atë datë sepse prej dy vitesh Shqipëria është jashtë çdo lloj kornize institucionale.

E ndërsa Rama po pushon në Dhërmi, në PD vijonpuna për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Varaku: Është një proces shumë i rëndësishëm për PD. PD e ka bastin e vet,politika është përzgjedhja e njerëzve, asgjë më shumë. Nga fundi i shtatorit dotë dalin dhe emrat për të parë sesa e hapur është PD ndaj shqetësimeve tëqytetarëve.Gjatë kësaj periudhe po bëhet gati programi ekonomik për daljen ngakriza.

Pavarësisht shkeljes së marrëveshjes së 5qershorit, dialogu mes palëve politike duket se do të vijojë, dhe Varaku ndanbindjen se përkundër ndalimit të koalicioneve, opozita e bashkuar do të gjejëformula që do ti japin asaj fitoren në zgjedhjet e ardhshme.

Varaku: Opozita është e detyruar të tregojë gatishmërinë në lidhje me zgjidhjen e kësaj krize. Edhe me ndryshimet kushtetuese opozita i ka sërish mundësitë përmes formulave të ndryshme elektorale që të drejtojë Shqipërinë dhe ta mundë fort këtë Kryeministër.Ka formula pa fund që i japin shanse të mëdha opozitës së bashkuar.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana