AAK-ja kritikon LDK-në: Dialogu nuk po ecën mirë, reflektoni

Aleancapër Ardhmërinë e Kosovës nuk e përkrah një dialog ku pjesë e tij nuk ështëShBA-ja. Po ashtu AAK-ja nuk përkrah asnjë proces dialogues i cili mund tërrëshqet në dialog teknik.

Partiae Ramush Haradinajt po ankohet në LDK-në edhe sa i përket emërimit tëKoordinatorit shtetëror për dialog, i cili sipas tyre u bë pa asnjë konsultimparaprak me partnerët e koalicionit.

SelimSelimi nga kjo parti dhe njëherësh ministër i Drejtësisë, në një intervistë përKosovaPress, thotë se me fillimin e negociatave për koalicion qeverisës meLidhjen Demokratike të Kosovës, kërkesë e AAK-së ka qenë dialogu për njohjereciproke, në kufijtë ekzistues.

Gjatëditës është raportuar se do të ketë takime mes kreut të LDK-së dhe të AAK-së,si shkak i përçarjeve mes koalicionit.

Përkëtë Selimi thotë se nuk është i njoftuar, megjithatë thotë se shpreson sepavarësisht mospajtimeve rreth dialogut, nuk duhet të degradojë koalicioni.

“Sigurisht kanë takime pasi që krerëte partive politike mbajnë kontakte, për shkak që janë titular, (a mund të jetëtemë dialogu) mund të jetë edhe ajo temë nuk e di, mendoj që shanset meqenë ajo temë janë të mëdha. Kjo nuk do të thotë që do të degradoj koalicioni,mendoj që takimet e tilla do të duhej të mbaheshin edhe më herët edhe duhet tëvazhdojnë të mbahen. Pasi liderët si titullar të këtij koalicioni duhet të jenëtitullar edhe të çështjeve nacionale”, deklaron Selimi.

Ndërtë tjera Selimi thotë se nëse dialogu rrëshqet në atë teknik, AAK do të humbëbesimin në këtë proces.

“Nëse ne rrëshqasim në dialog teknik,dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë në tavolinë, atëherë ky dialog dota humb besimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ne jemi partneri kryesornë koalicion. Ne duhet të jemi pjesë e këtij procesi. Emërimi ikryenegociatorit është bërë pa konsultim me neve dhe pa konsultim me partnerintjetër të koalicionit. Emërimi i një kryenegociatori ka qenë sinjal sepotencialisht ne jemi rikthyer në një dialog teknik. Dhe ky ka qenë edheshqetësim që ia kemi shprehur kryeministrit Hoti. Dhe kemi qenë të zëshëmmediatikisht që këtë format të dialogut teknik të pafundme në Bruksel sa përfotografi, pa SHBA-të nuk është dialog”, shton ai.

SelimiSelimi deklaron se janë stabil në qeveri, megjithatë sipas tij nuk hezitojnë qët’i shprehin pakënaqësitë që kanë në bashkëqeverisje. Sipas tij, LDK duhet tëreflektojë sa karshi këtyre shqetësimeve.

“Dialogu momentalisht nuk është dukeshkuar ashtu siç ne kemi menduar që duhet të shkojë. Që të jenë Shtetet eBashkuara të Amerikës aty dhe të mos kemi dialog teknik… Ne jemi tërë kohën nëkontakt dhe shqetësimet tona i kemi artikuluar edhe tek kryeministri por edhete liderët. Dhe duhet të gjendet një zgjidhje në të cilën ne dakordohemi që dota kemi marrëveshjen me Serbinë, dhe ajo marrëveshje duhet të jetë njohjereciproke me kufijtë ekzistues”, thekson ai.

Ndërkohë,që ai bën të ditur se ekziston rrezik i madh që Kosova pas 20 muajve pushim tëbisedimeve me Serbinë, po shkon drejt dialogut teknik.

“Dialogu ka rifilluar, por unë mendojqë ekziston një rrezik i madh që jemi duke rrëshqitur në dialog teknik. Dialogteknik ka pasur 20 vjet, ne kemi qenë të përkushtuar si shtet në atë dialogteknik, sepse ne kemi ratifikuar marrëveshje në kuvend dhe i kemi implementuar.Përderisa Serbia nuk ka marrë asnjë hap të respektimit të atyre marrëveshjevedypalëshe të garantuara nga Bashkimi Evropian. Tejzgjatja e dialogut teknik dhezgjatja e saj e pafund, ku ne dialogojmë me Serbinë e nuk merremi vesh fareështë e rrezikshme. Andaj për neve si Aleancë është e rëndësishme të arrihetmarrëveshja përfundimtare me Serbinë. Duhet të rezultojë me njohje reciproke nëkufijtë ekzistues dhe ruajtjen e sistemit unitar të shtetit tonë”, deklaron ai.

Për t’u arritur kjo, ministri i Drejtësisë thotë se kanë qenë të zëshëm që në tavolinë të jenë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çdo largim i këtyre të fundit, sipas tij është humbje për Kosovën./ Kosova Press