Bilanc i rëndë në Kosovë nga Covid-19: 15 të vdekur dhe 218 raste pozitive

Kosova ka regjistruar këtë të mërkurë një ngabilancet më të rënda nga pandemia e koronavirusit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike(IKSHPK) njoftoi se 15 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit dhe janëregjistruar 218 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton Covid 19.

Këto shifra dalin pas testimit 461 të mostrave ngaIKSHPK-ja.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 284 .Një ditëmë herët, ky numër ka qenë 269.

Ndërkaq, edhe 156 pacientë janë shëruar duke e çuar në total5,346 numrin e të shëruarve.

Numri i rasteve aktive është 3,862.

Numri më i madh i rasteve të reja është shënuar në Komunën ePrishtinës, përkatësisht 70 raste.

Që prej 13 marsit – kur u shfaqën rastet e para mekoronavirus – deri më 5 gusht, në Kosovë janë regjistruar 9,492 raste meCOVID-19.