Aksident i shumëfishtë në hyrje të Prishtinës, përfshihen 15 automjete e lëndohen 12 persona

Ditën e sotme rreth orës 09:40 në rrugënFerizaj-Prishtinë kanë ndodhur pesë aksidente rrugore dhe si pasojë kanë ngelurtë plagosur 12 persona të cilëve iu është dhënë dhe ndihma e parë.

Në një njoftim për mediat, policia e Kosovës ka bërëtë ditur se në këto aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete.

 “Më datën 05.08.2020 rreth orës 09:40 nërrugën Ferizaj – Prishtinë kanë ndodhur pesë aksidente trafiku me lëndimetrupore. Në këto aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete. Bazuar në tëdhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 12 persona. Me rastetpo merren zyrtarët e njësitit të trafikut”, thuhet nënjoftim.